Çfarë e shkakton reumatizmën? Disa zgjidhje natyrale si mund të kurohemi

schedule12:22 - 9 Mars, 2022

schedule 12:22 - 9 Mars, 2022

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për sëmundjen e reumatizmës.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa nga shkaqet që që krijohet kjo sëmundje si për shembull qendrimi për orë të gjata në të njëjtin pozicion pa lëvizur.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur disa mënyra se si mund të kurohet reumatizma, e cila fatkeqësisht nuk zhduket asnjëherë plotësisht nga trupi i njeriut që e ka.

“Shkaqet janë nga më të ndryshmet, si nga qendrimi i gjatë në punë në lagështi, si nga qendrimi i gjatë në një pozicion të caktuar, nga mungesa e ushtrimeve dhe veprimtarisë fizike. Shfaqen dhimbjet e qafës dhe të kurrizit, shfaqen shumë më tepër te njerëzit që rrinë te njerëzit që rrinë shumë orë mbi kompjuter, se sa te një njëri që punën e tij e ka në natyrë, e ka në lëvizje. Ndodh si pasojë e kalimit të sëmundjeve të ndryshme, të cilat shoqërohen edhe me dëmtim të kockave. Ndodh si pasojë e humbjes së lëngjeve, si pasojë e dietave tona jo të mira apo traumave të ndryshme që pësojmë. Një metodë shumë e njohur prej shumë kohësh, është përdorimi i hithrave, apo edhe barishte të tjera, si lëpjeta dhe lakra e zezë, që janë po aq të mira. Nga ana tjetër ne mund të përdorim vajra të ndryshme dhe kombinime të tyre që t’i pijmë se këto na ndihmojnë së pari që të përmirësojmë gjendjen e kockave dhe për të ndihmuar në pasurimin e lëngjeve në mënyrë që mos kemi fërkim dhe si pasojë dhimbje”, tha ndër të tjera Gjeta./abcnews.al