Mjekja reumatologe Laerta Kakariqi Pepa ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për sëmundjen e osteoartrozës, simptomat që ajo shfaq dhe risqet që sjell. Ajo tha se kjo sëmundje fillon mbi moshën 40 vjeç, e cila nuk mund të shërohet por mund të ngadalësohet progresi.
“Këto ndryshime ne i quajmë dhe “thinjat” e kockave. Është e pamundur ta ndalësh si proces, por mund të ngadalësohet dhe nëpërmjet mjekimeve përkatëse përmirësohet cilësia e jetës. Faktorët e riskut janë mosha mbi të 40-at, trashëgimia, një ndër komponetët kryesorë që ndikon dhe obeziteti. Shfaqet shumë më shpesh dhe në formë më të rënë tek personat që janë në mbipeshë trupore.
Sidomos artroza e gjunjve dhe e kyçeve që mbajnë të gjithë peshën trupore. Tjetër ndikon seksi, është lehtësisht shumë më e shprehur tek femrat në krahasim me meshkujt. Një tjetër faktor është dhe mënyra e jetesës, cilësia e jetës, punët, lagështia, pesha. Punët e rënda, sforcimi fizik ndikon në agravimin e situatës dhe në progresin më të shpejtë të këtyre ndryshimeve në strukturën kockore.”, tha mjekja.
Mjekja tha se simptomat e para që shkakton sëmundja janë dhimbja dhe deformimi kockor në zonat e dukshme. Ajo shtoi gjithashtu se një tjetër shenjë është edhe kufizimi i lëvizjeve pasi me kalimin e kohës fillon dhe bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.
“Simptomat janë në rradhë të parë dhimbja, e cila është karakteristikë e tipit mekanik, që do të thotë se rëndohet dhimbja me aktivitetin fizik dhe ka një farë lehtësimi në pushim. Por kjo është e formave fillestare sepse kur është artrozë e formave të avancuara dhimbja është gjatë gjithë kohës.
Tjetër shenjë është kufizimi i lëvizjeve lëvizshmëria e artikulacioneve dhe e gjithë sistemit kocokor në total fillon dhe bëhet gjithmonë dhe më e vështirë. Hapja dhe mbyllja e duarve, lëvizjet e gishtave, mbajtja e peshave qofshin dhe minimaliste, lëvizja e kolonës vertebrale, përkulja ose drejtimi bëhet gjithmonë e më tepër sfidë. Ka kufizim të lëvizjes dhe dhimbje në këto lëvizje.” , shtoi mjekja.
Sipas mjekes, një tjetër faktor i rëndësishëm është dhe koha, pasi në vendet ku lagështia është e theksuar simptomat janë më të theksuara. Ndër të tjera, ajo theksoi rëndësinë e suplementeve, për të cilat tha se nuk kanë efekte anësore dhe se mund të përdoren për një periudhë disa vjeçare, duke shtuar më tej se e rëndësishme është që mikroelementet si kalciumi, magnezi dhe vitamina D duhet të maten paraprakisht për shkak se mund të sjellin dëme të tjera në organizëm. Përsa i përket kurës për të trajtuar këtë sëmundje, mjekja tha:
“Në radhë të parë janë barnat anti inflamatorë, në momentin që mbivendoset një proces inflamacioni tek kyçet. Kjo ndodh shpesh dhe është e dukshme edhe me sy, nëse kyçi është i skuqur dhe me i enjtur atëjerë ka një proces inflamacioni kështu që duhen përdorur barna në tilla. nga këta ne kemi dy familje madhore: antisteroid dhe steroid të cilit sipas rastit mjekur gjykon sesi mund ta bëjë kombinimin tek pacienti. Janë barnat anagjezikë, janë barna të mirëfilltë kundër dhimbjes që kombinohen.
Janë dhe suplementet, mund të kombinohet një antiinflamator me një dozë të mirë anagjeziku siç është paracetamoli ose glukozaminë dhe bëhet një skemë e mirë e kombinuar që mund të përdoret për një periudhë të caktuar kohore. Tjetër mënyrë trajtimi është dhe injektimi intraartikular drejtpërdrejt në kyçin e prekur, dhe mund të injektohet si acidi hiarulonik brenda i cili bën rolin e mbushësit ashtu edhe bari antiinflamator. Në pacientët në të cilët situata është më e rënduar, mund të merren në konsideratë ndërhyrjet me artroskopi, që nëpërmjet mikrokirugjisë ndërhyhet drejtpërdrejt në artikulacionin e prekur.”, tha ndër të tjera mjekja. /abcnews.al/