Këngëtarja, Ronela Hajati po përgatitet për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision ccdo ditë e më shumë. Megjithatë, duket se ajo nuk po e ndal punën as për këngët e reja.
Këngëtarja tashmë ka finalizuar një projekt të ri muzikor, që këtë herë është në bashkëpunim me reperin, Mato Lale.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shfaqet përkrah reperit, Ronela ka njoftuar për detajet e këngës dhe datën e publikimit.
“05 shkurt – Gips ft Mato Lale, do të vallëzoni si të çmendur”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.
View this post on Instagram
Ndërkohë, këngëtarja së fundmi ka udhëtuar drejt Londrës për të përfunduar versionin anglisht të këngës “Sekreti” me të cilën do të marrë pjesë në Eurovision./abcnews.al
View this post on Instagram