Çfarë e lidh Loredanën me Nicki Minaj? Kjo video i thotë të gjitha

schedule17:22 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 17:22 - 11 Dhjetor, 2020

Reperja e njohur Loredana është në kulmin e karrierës së saj. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Loredana ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet vajza e saj me një nga njerëzit e stafit të Loredanës duke filmuar me kamer.

Këtë video ajo e shoqëroi me këngën e Nicki Minaj “Moment for life”.

 

Ndërkaq këtë video e ka ri-postuar një faqe ku duket qartë se është një “fanpage” i njërit prej fansave më të zjarrtë të Nicki Minaj. Si duket kësaj të fundit kjo video i ka rënë në sy.

Reperja amerikane nuk ka rezistuar dot dhe e ka pëlqyer këtë video, ndërkaq sigurisht se nuk ka kaluar pa reaguar edhe vet Loredana.

Ajo i ka treguar të gjithëve në Instastory se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.

Le të themi që sukseset e Hanës së vogël, po ndjekin hapat e nënës së saj. l.k/abcnews.al