Çfarë e lidh Babisin me biznesmenin që u vetëvra? Hetuesit grekë “zbërthejnë” telefonin e pilotit  

schedule07:56 - 26 Qershor, 2021

schedule 07:56 - 26 Qershor, 2021

Hetuesit grekë i kanë dhënë fund aludimeve të ditëve të fundit se Babis Anagnostopoulos dhe biznesmeni që u vetëvra Stavros Dogiakis mund të kishin një lidhje mes tyre.

Protothema duke iu referuar burimeve raporton se telefoni i pilotit 32-vjeçar është hapur dhe nuk është gjetur asnjë komunikim me ish-pronarin 53-vjeçar të tavernës “Kritikos” . Numri i biznesmenit, gjithashtu nuk është në telefonin e Caroline.

Policia hetoi mundësinë e komunikimit të tyre pas thashethemeve që u përhapën ditët e fundit, sipas të cilave ekzistonte një lloj lidhje midis tyre.

Thashethemet filluan nga fakti se ata të dy jetonin në të njëjtën zonë në Glyka Nera. Shtëpia e çiftit në një vijë të drejtë nga taverna është më pak se një kilometra e gjysmë. Kjo tavernë nuk është vetëm më e famshmja në zonë, por në të gjithë Athinën.

Sa e lehtë është të supozohet se Anagnostopoulos dhe Caroline mund të kenë shkuar atje? Nga kjo pikë filloi vorbulla e thashethemeve që shkojnë deri atje sa të “shohin” shkakun e vetëvrasjes së biznesmenit në këtë lidhje. Por që nuk ka rezultuar e vërtetë pasi janë hetuar provat. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!