Çfarë e ktheu “hienën” e Mediaset në Shqipëri? Karriera e artë e gazetarit Taulant Kopliku

schedule11:45 - 14 Mars, 2022

schedule 11:45 - 14 Mars, 2022

Sfidat i ka adrenalinë e gur themeli. Taulant Kopliku, hyn tek grupi i shkodranëve modest që suksesin nuk e justifikon me shprehjen: ‘Me kenë shkodran tana i ban’. Në fillim të viteve 2000, Taulanti ishte një ndër korrespondentët që binte ne sy për historitë e forta, që Shkodra e trazuar e atyre viteve dhuronte bujarisht.

Vullneti për të punuar e për t’u rritur profesionalisht e solli pas pak vitesh në kryeqytet, ku dha kontribut në një media kombëtare si Top Channel.Gazetarit investigativ Taulant Kopliku, shumë shpejt edhe Tirana do I rrinte e ngushtë, ndaj bëri gati valixhet për të ndjekur një ëndërr: ‘Le iene ‘ në Mediaset.

Taulanti punoi për rreth 7 vite për emisionin e njohur investigativ në Itali, ‘Le iene’’, ku jo pak herë spikati në temat me të forta’ investigative. Një gur të çmuar në karrierën e tij, Taulanti e arriti në vitin 2020 kur së bashku me kolegët italianë të emisionit investigativ italian “Le iene” i prezantuan për të parën herë opinionit publik historinë e vogëlushit Alvin Berisha, i rrëmbyer nga e ëma dhe i mbyllur në kampin “Al-Hol”, në Siri.

Falë gazetarit shqiptar historia e djaloshit Alvin kaloi kufijtë e Italisë dhe u bë çështje ndërkombëtar që kulmoi me ribashkimin e Alvinit me të atin dhe familjen.Por kjo nuk i mjaftoi. Historia e Alvinit kishte hapur kutinë e Pandorës. Taulanti sfidoi veten si autor e producent të një dokumentari televiziv mbi tmerret në kampin famëkeq ‘Al-hol’.

I mësuar me sfidat, Taulanti zgjedh të lërë Italinë për Shqipërinë. Por çfarë e solli Taulantin në Shqipëri? Si dhe pse përfundoi në zemrën e konfliktit ne Ukrainë nga ku raportoi për 7 ditë nga fronte të ndryshme të luftës, së bashku me kolegët Ardian Kamberi dhe Frenki Zotka. Cili është projekti që e riktheu Taulantin? Thonë se ‘ish-hiena’ Taulant e ka pagëzuar me emrin “Piranja”. Zhurmë e madhe pritet, si prej shumë punëve ku Taulantit i është dëgjuar krisma…

/abcnews.al