Ledri Vula dhe Stresi janë padyshim ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë ndarë së fundmi në rrjete sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit në Prishtinë, duke shtuar dyshimet se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.
Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar asnjë detaj se çfarë i ka bërë bashkë, dhe nuk dihet nëse ata janë takuar miqësisht apo po punojnë për të sjellë një duet së bashku.
Vera ka qenë e suksesshme për të dy artistët. Ledri bashkoi forcat me Capital T për të sjellë “DMP” që u prit mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që Stresi solli këngën “Gazi n’fund” së bashku me Finem.
Ndërkohë, pritet që ditë e sotme të publikojë një tjetër duet me Morena Tarakun. Dyshja po bashkëpunon sërish pas shumë vitesh, pas suksesit të këngës së parë për të sjellë “Bad Girl”. xh.d/abcnews.al