Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Tajvani mund të jetë në anën tjetër të botës, por askush më shumë se ata nuk po e monitoron me kaq vëmëndje luftën në Ukrainë. Beteja për mbijetesën e një demokracie të re kundër një fqinji autokratik që përbuz të drejtën e tij për vetëvendosje mund të ndodhë shumë shpejt.
Kur Xi Jinping dhe Vladimir Putin, respektivisht presidentët e Kinës dhe Rusisë, deklaruan se miqësia e tyre “nuk ka kufij”, Tajvani filloi të frikësohej. Janë dy gjëra që e pengojnë Kinën që të detyrojë Tajvanin, të cilin e konsideron pjesë të territorit kinez, të bashkohet me të, edhe pse ishulli ka formuar qeverinë e tij që nga viti 1949.
Njëra është ngushtica e Tajvanit 180 km e gjerë. Tjetra është fuqia ushtarake e Amerikës.
Por Kina po përpiqet të gjejë të gjitha mënyrat për t’i eleminuar të dyja pengesat. Disa komandantë amerikanë mendojnë se Kina mund të sulmojë para fundit të dekadës. Pushtimi i Tajvanit do të ishte një fatkeqësi në disa mënyra. Mund të shkatërrojë një nga demokracitë më të mëdha të Azisë, raporton abcnews.al.
Për shkak se Tajvani prodhon çipat kompjuterikë më të avancuar në botë, diçka e tillë do të shkaktonte kaos në ekonominë globale, do të rrezikonte Japoninë dhe do të përmbyste rendin e krijuar nga Amerika në Indo-Paqësor.
Për të parandaluar një fatkeqësi të tillë, Tajvani, Amerika dhe aleatët e saj duhet të mësojnë nga pushtimi i Rusisë. Mësimi më i rëndësishëm është se kërcënimi është real dhe është më mirë të përgatitesh tani sesa të improvizosh.
Ukraina ka treguar se si një shpirt i fortë luftarak, një udhëheqje e guximshme, një popullsi elastike dhe sigurisht furnizimi me armë perëndimore mund të jenë të suksesshme kundër një armiku.
Sa më mirë të përgatitet Tajvani, aq më pak ka gjasa që Kina ta pushtojë atë.
Vendimi i vendit për t’u mbështetur më pak te rekrutët dhe për të ndërtuar një forcë më profesionale është sigurisht një vendim i mirë. Por duhet të vazhdojë të ofrojë trajnime ushtarake për të gjithë burrat (dhe pse jo edhe gratë) dhe të krijojë një forcë mbrojtëse territoriale.
Tajvani gjithashtu duhet të rrisë buxhetin ushtarak, i cili qëndron në rreth 2% të PBB-së—shumë i ulët për një vend që rrezikohet kaq shumë(Izraeli shpenzon 5.6%). Ashtu si Gjermania, Tajvani duhet të investojë më shumë në mbrojtjen e vendit. Sigurisht që nuk mund të shpenzojë më shumë se Kina, pasi buxheti i mbrojtjes së saj është 20 herë më i madh.
Për fat të mirë, Tajvani tashmë ka një doktrinë të mirëfilltë ushtarake: “Koncepti i përgjithshëm i mbrojtjes”, i miratuar për herë të parë në 2017. Kjo është një strategji “porcupine”, e bazuar te armët mbrojtëse, veçanërisht raketat kundër anijeve dhe avionëve.
Kjo do të nënkuptonte heqjen dorë nga të paktën disa prej avionëve, anijeve dhe nëndetëseve të shtrenjta që Tajvani po kërkon aktualisht, ku shumë prej tyre ka të ngjarë të shkatërrohen shumë lehtë nga Kina.
Një ndryshim i tillë do të ishte një rrezik i madh. Në konfliktin e sotëm të “zonës gri”, Tajvani po përballet me ngacmime të vazhdueshme, të tilla si inkursione pranë hapësirës ajrore. Megjithëse Tajvani, si një ishull, është më i vështirë për t’u pushtuar sesa Ukraina dhe gjithashtu është më i vështirë për t’u rifurnizuar, raporton abcnews.al.
Tajvani mund të luftojë kundër forcave kineze me javë ose muaj dhe nuk është e sigurt se kur Amerika do t’i vinte në ndihmë. Prioriteti duhet të jetë rezistenca. Merrni si shembull Ukrainën: sa më gjatë që ka luftuar, aq më shumë ndihma ka marrë.
Amerika mund të lehtësojë tranzicionin. Në këmbim të reformës ushtarake, ajo duhet të ofrojë më shumë ndihma. Kjo duhet të përfshijë përmirësimin e kontakteve politike dhe ushtarake, shitjen ose dhënien e më shumë armëve, trajnimin dhe organizimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Amerika duhet të hartojë dhe të testojë plane të detajuara – jo më pak me Japoninë dhe aleatët e tjerë për t’iu përgjigjur një sërë krizash, nga një bllokadë detare e Tajvanit deri në një pushtim. Diçka e tillë sigurisht do të zemërojë Kinën. Kjo është arsyeja pse presidenti Joe Biden duhet të jetë i kujdesshëm për sa i përket paqartësive strategjike.
Si për shembull, në rastet kur Amerika mund të ndihmojë Tajvanin me armë por nga ana tjetër nuk e ka deklaruar hapur nëse do të hynte në luftë me Kinën, nëse kjo e fundit do të pushtonte Tajvanin.
Në rastin e Ukrainës, në të kundërt, Biden ka thënë në mënyrë eksplicite se Amerika nuk do të ndërhyjë nga frika e fillimit të “Luftës së Tretë Botërore”.
Premtimi për luftuar për Tajvanin do të shkaktonte një krizë diplomatike. Prandaj, është më mirë të përqendrohemi në hapa praktikë për të forcuar mbrojtjen e Tajvanit. Një vit më parë “The Economist” e quajti Tajvanin “vendi më i rrezikshëm në Tokë”.
Amerika dhe Tajvani duhet të nxisin Kinën që ta shohë pikërisht në këtë mënyrë.
/abcnews.al