Çfarë duhet të keni kujdes kur pastroni veshët e fëmijës suaj pas larjes

schedule17:45 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 17:45 - 22 Dhjetor, 2020

Një nga pyetjet më të zakonshme që kanë prindërit është nëse ata në fund lejohen ose jo të pastrojnë veshët e fëmijës së tyre pas larjes. Sipas ekspertëve, gjëja më e mirë për të bërë, por edhe për të mbrojtur veshët e fëmijëve, është pastrimi vetëm i jashtëm. Edhe nëse ka dyll në to, mos u përpiqni ta hiqni vetë.

Kjo sepse tamponët mund ta shtyjnë atë edhe më thellë brenda veshit, duke bërë që ai të grumbullohet dhe të ngurtësohet, ndërsa ekziston rreziku i dëmtimit të daulles së veshit. E vetmja pjesë që mund të pastroni në mënyrë të sigurt duke përdorur shtupën është pjesa e jashtme.

Së fundmi, nëse veshi ka nevojë për pastrim, është mjeku ai që do ta gjykojë atë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!