Shpesh bëhemi kuriozë se çfarë domethënie kanë ëndrrat tona. Ato janë nga më të ndryshmet, një ngjarje që mund të kemi takuar dikë, një moment i pazakontë apo një aksident.
Më poshtë do të gjeni kuptimin se çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr zjarr.
Zjarri zakonisht nuk është shenjë e keqe, por është sinjal që tregon se një person është duke bërë një kthesë të fortë në jetë, diçka të re, një transformim.
-Nëse shikon në ëndërr zjarr, por nuk je e frikësuar prej tij, është tregues se zjarri po digjet brenda teje. Kjo do të thotë se në këtë periudhë të jetës je e pushtuar nga emocione apo ndjesi të forta në lidhje me një situatë të tensionuar.
-Nëse shikon në ëndërr zjarr dhe ke frikë prej tij, zakonisht është sinjal i ndjesive që ndodhin pa i pasur nën kontroll. Mund të jenë situata që kanë nevojë për një transformim të madh ose mund të jetë një shenjë e mirë e ngjarjeve që pritet të të ndodhin në jetë.
-Kur shikon në ëndërr sikur po digjet një shtëpi, zakonisht do të thotë se dikush është në vështirësi ose po pëson një transformim të madh në jetë. Gjithashtu, nëse digjet një shtëpi në ëndërr, mund të jetë simboli edhe i pasionit apo dashurisë në jetën e dikujt që po vuan nga dashuria./abcnews.al