Një video simulim ka zbuluar momentin shokues se çfarë do të ndodhte nëse një asteroid i madh do të godiste Tokën. Mësohet se pamjet janë krijuar nga “Discovery Channel” në vitin 2008, por po riqarkullojnë sërish në Twitter kohët e fundit.
Aty imagjinohet sikur një asteroid 500 kilometra i gjerë do të godiste oqeanin Paqësor. Vetëm pak pas impaktit, krijohet një valë gjigande me mbetje që ngjitet me shpejtësi në orbitën e poshtme të planetit.
Më pas rikthehen sërish duke shkatërruar në këtë mënyrë Tokën. Gjatë impaktit të dytë, krijohet një stuhi zjarri që rrethon tokën dhe avullon çdo gjë që jeton.
Nëse kjo ndodh, besohet se duhet vetëm një ditë që sipërfaqja e Tokës të bëhet e pabanueshme. Por mos u dëshpëroni! Fatmirësisht, gjasat që simulimi të bëhet realitet një ditë janë shumë të vogla.
NASA ka deklaruar se nuk ndodhet asnjë asteroid apo kometë në një kurs përplasjeje me Tokën për të paktën 100 vitet e ardhshme./abcnews.al