Çfarë do të ndodhte nëse celularët do të bëheshin “asistentë shëndetësore”

schedule09:35 - 14 Janar, 2022

schedule 09:35 - 14 Janar, 2022

The Economist

Në vitin 2019, Tim Cook, atëherë shefi i Apple, tha në një intervistë se kontributi më i madh i Apple për njerëzimin do të ishte një aplikacion për monotorimin e  shëndetit. Por gati një dekadë më vonë, a mund të realizohet parashikimi i tij?

Për shumë vite, qasja e kompanisë për monitorimin e shëndetit është fokusuar në Apple Watch. Edhe modeli origjinal, i lançuar në vitin 2015, mund të matë rrahjet e zemrës. Që atëherë, janë shtuar disa sensorë për të matur aktivitetin e zemrës, presionin e gjakut, temperaturën e trupit dhe nivelet e oksigjenit, sheqerit dhe alkoolit në gjak.

Për më tepër, ndryshimet në softuer i kanë dhënë  aftësinë për të dalluar ethet, rëniet, ritmet e parregullta të zemrës dhe shenjat e hershme të demencës. Por jo të gjithë duan (ose mund të përballojnë) të blejnë një orë me të gjitha këto karakteristika. Ndërkohë, tregu i pajisjeve për shëndetin e konsumatorit ka lulëzuar, raporton abcnews.al

Me gamën e re të aksesorëve shtesë, Apple ka zgjeruar dhe ndarë veçoritë për  gjurmimin e shëndetit. Ndryshe nga pajisjet e tjera të disponueshme në farmaci, ato të Apple kërkojnë konfigurim minimal, integrohen pa probleme me celularët Apple dhee janë më të thjeshta në përdorim. Një pajisje prej 49 dollarësh për njerëzit me diabet, për shembull, ofron monitorim të sheqerit në gjak, ndërsa një pajisje prej 69 dollarësh ofron monitorim për personat që vuajnë nga sëmundje të frymëmarrjes duke përfshirë një oksimetër dhe një spirometër.

Sensorë të tjerë fokusohen në monitorimin e gjumit, hipertensionit, sëmundjes celiac dhe fertilitetit. Disa nuk kanë marrë ende miratimin rregullator. Vetëm gjatë 3 viteve të fundit, Apple ka blerë një duzinë firmash që prodhojnë mjete diagnostikuese në shtëpi. Pra, tani mund të shesim veçmas disa pajisje dhe shërbime shëndetësore.

Krahas këtyre pajisjeve, Apple zbuloi një sërë shërbimesh shtesë. Paketa e diabetit, për shembull, përfshin një aplikacion që parashikon indeksin glicemik dhe përmbajtjen ushqyese dhe kalorifike të çdo ushqimi. Pas dy javësh, pasi ka mësuar rreth dietës tuaj, aplikacioni fillon të sugjerojë zëvendësime dhe ndryshime në modelet tuaja të të ngrënit, raporton abcnews.al

E gjithë kjo mund të jetë një ndihmë për shëndetin publik. Sa më shumë njerëz të kenë pajisje që monitorojnë shenjat e tyre jetësore, aq më shumë ka të ngjarë që sëmundjet të diagostifikohen herët.

Megjithatë, ka edhe shqetësime të mëdha. E para është privatësia. Apple e ka promovuar iPhone-in si një depo të sigurt për të dhënat personale. Ai gjithashtu i lejon përdoruesit të ndajnë të dhëna me specialistë mjekësorë dhe të marrin pjesë në provat e miratuara nga komiteti i tij.  Por aktivistët e privatësisë thonë se rregullat e Apple janë  konfuze.

Shqetësimi i dytë është drejtësia. Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë një iPhone. Megjithatë, ka edhe arsye për optimizëm. Kur Apple lançoi iPhone në 2007, dukej e pabesueshme që më shumë se një dekadë më vonë gjysma e popullsisë së botës do të kishte një smartphone.

Nëse dy dekadat e fundit janë një udhërrëfyes, kompanitë e tjera (si Samsung dhe Google) do të kopjojnë idetë e Apple-duke nxitur kështu konkurrencën, inovacionin dhe adoptimin masiv në monitorimin e shëndetit dhe diagnostikimin.

Diçka e tillë mund të jetë kontributi më i madh që Apple mund ti japë  njerëzimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!