Çfarë do të ndodhte nëse Boris Johnson vdiste nga Covid-19? Zbulohet plani “B”

schedule21:27 - 8 Shtator, 2020

schedule 21:27 - 8 Shtator, 2020

Pas infektimit me koronavirus të kryeministrit britanik, ka ekzistuar një plan “B”, nëse  Boris Johnson humbte jetën, apo rëndohej nga virusi.

Mark Sedwill, Sekretari i Kabinetit në ikje dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ka thënë se u mor parasysh skenari më i keq dhe kryeministri miratoi vetë planin.

“Vazhdimësia e qeverisjes natyrisht është një nga parimet kryesore të Kushtetutës së çdo vendi, dhe kështu ne u siguruam që të kishim vendosur masat e nevojshme”, ka thënë Sedwill, shkruan abcnews.al.

Duke qenë se ai u fut në terapi intensive dhe kishte nevojë për trajtim ndërsa ishte atje, kjo është arsyeja pse ne … biseduam me të për këtë paraprakisht kështu që ishte në autoritetin e tij, që Dominic Raab të emërohej si Sekretari i Parë i Shtetit dhe në thelb kishte shumicën e përgjegjësive të kryeministrit.

“Nuk ishte vetëm, Zoti na ruajt, nëse gjendja e tij do të ishte përkeqësuar, por ndërsa ishte në kujdes intensiv nuk ishte e mundur që ai të ushtronte të gjitha funksionet e kryeministrisë”, është shprehur ai.

Pas kësaj interviste, Mark Sedwill konsiderohet si një ndër zyrtarët që ka ka folur më hapur. Sedwill largohet këtë javë nga detyra, pas dy vitesh që mban postin. g.v/abcnews.al