Çfarë do të ndodhë nesër në PD? Basha mbledh Kryesinë, porosit deputetët

schedule19:20 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 19:20 - 13 Dhjetor, 2021

Selia e PD-së ditën e sotme u kthye në arenë tensioni dhe përplasje pasi ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e rithemelimit të partisë u futën brenda godinës në të njëjtën kohë që Lulzim Basha po zhvillonte një mbledhje pune me strukturat. Tensioni më pas i la vendin akuzave të ndërsjellta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Por cfarë do të ndodhë nesër?

Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj raporton se Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë dhe deputetët për të diskutuar lidhur me atë që ndodhi sot dhe masat që do të merren që të mos përsëriten skenarë të tillë në të ardhmen. Në mbledhje nuk po diskutohet për sanksione të tjera mbi grupin që u fut në PD.

Në fokus është edhe mbledhja e Kuvendit të 18 Dhjetorit. Lulzim Basha u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve që këtë javë të mos jenë të angazhuar në komisionet parlamentare, por preokupimi i vetëm të jetë Kuvendi që sa më shumë delegatë të jenë të pranishëm të shtunën.

E shtuna paralajmëron një tjetër përplasje, pasi Sali Berisha ka njoftuar referendumin që do të mbahet në çdo degë të partisë në rrethe në 18 Dhjetor, ç’ka mund të përsërisë atë që ndodhi sot.

Për cfarë do të bëhet referendumi nga grupi i Berishës në 18 Dhjetor?

Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit do të hidhet në votim edhe në çdo degë të PD në 18 Dhjetor 2021. Fleta e votimit në referendum do të përmbajë pyetjen. A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha?sqaroi Belind Këlliçi ditën e shtunë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!