Greqia nuk është e qetë nga COVID-19, ashtu si vendet e tjera për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimeve.
“Infeksioni i koronavirusit nuk është një grip i thjeshtë”, tha Vana Papaevangelou, profesoreshë e Sëmundjeve Infektive Pediatrike dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve në Greqi.
Por përse po rriten rastet?
“Rënia e temperaturës në hemisferën veriore ka sjellë rritje të rasteve, gjë që e prisnim, por është më e lehtë për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit. Tendenca do të shikohet në nëntor”, tha doktori Gikas Majorkinis.
Zgjidhja?
Ekspertët theksojnë se lodhja e qytetarëve nga koronavirusi tregon se në muajt në vijim do të ketë një rritje të ndjeshme të sëmundshmërisë, si nga gripi, ashtu edhe me koronavirusin prandaj u bëjnë thirrje hezituesve që të vaksinohen, si rruga e vetme për të mposhtur COVID-19./ Abcnews.al