Shefi i inteligjencës së jashtme ruse Sergei Naryshkin ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e CIA-s William Burns ku kanë diskutuar në lidhje me faktin se çfarë do të bëhet me Ukrainën.
Mediat ruse shkruajnë se shefi i inteligjencës së jashtme ruse ka thënë se në këtë komunikim është shqyrtuar dhe diskutuar se çfarë do të bëhet me Ukrainën, një telefonatë që zgjati për një orë.
Thirrja u zhvillua rreth kohës së rebelimit të Wagnerit më 24 qershor.
Rebelimi 36-orësh i Grupit Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, përfundoi pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bjellorusia midis Kremlinit dhe shefit të Wagner.
Sipas mediave shkruhet se Burns thuhet se e ka telefonuar më pas homologun e tij rus për të siguruar Kremlinin se SHBA nuk kishte asnjë rol në të.
Dy shefat e spiunazhit kanë mbajtur një linjë komunikimi që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë
Takimi i tyre i fundit i tillë i njohur publikisht ishte në Turqi nëntorin e kaluar, kur zyrtarët amerikanë thanë se Burns kishte paralajmëruar Rusinë për pasojat e çdo përdorimi të armëve bërthamore dhe ngriti çështjen e të burgosurve amerikanë në Rusi./abcnews.al