Gazetari Andi Qose bën me dije për Abcnews se Redjan Rraja është arrestuar si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Dyshohet se në makinën e braktisur në Ishëm, kanë mbetur edhe mbetje që i përkasin të arrestuarit, dhe kjo e ka çuar grupin hetimor tek ndalimi i këtij të fundit.
Rraja i cili është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja është prangosur në Shkodër duke tentuar të largohej drejt Malit të Zi.
Ndërkaq, nuk dihet ende roli kryesor që ka pasur Rraja në atentatin ndaj prokurorit, do të jenë hetimet që do e përcaktojnë.
Po ashtu mes Rrajas dhe prokurorit nuk rezulton ndonjë konflikt i drejpërdrejtë./abcnews.al