Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet mbrëmjen e sotme nëse do të lejohet liberalizimi i vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri. Përgjigja e ministres në mënyrë indirekte ishte mohuese, pasi renditi kushtet për vaksinat që do të pranojnë.
“Ne do të përdorim ato vaksina që janë të kualifikuara nga EMA, FDA apo të listuara në organizatën botërore të shëndetësisë. Duke thënë këtë them atë që kushtet, specifikat dhe efektivitetin e vaksinave” tha ajo.
Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi një diplomat rus në Tiranë. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se e ka dëbuar sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Shqipëri, Alexey Krivosheev me argumentin se shkeli masat anti-covid-19.
Por konkretisht cfarë rregullash shkeli diplomati rus? “Më vjen keq, mund të ma kishit thënë këtë çështje që do ta ngrinit, dhe unë do të kisha marrë informacionin e duhur” tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ne Opinion.
Megjithatë, Abcnews.al mësoi më herët se ai është ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet.
Po ashtu, diplomati rus dilte pa maskë në ambiente publike. Një fakt i tillë është konsideruar i papranueshëm për autoritetet shqiptare duke marrë masën ekstreme, shpalljen “non grata” dhe kërkesën që të largohet për 72 orë nga Shqipëria./ db/ Abcnews.al