Andre Onana është pezulluar për përdorim dopingu dhe do të rikthehet në fushat e blerta në muajin nëntor. Portieri i talentuar kamerunas ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me Ajax.
Rinovimin e ka refuzuar dhe shpreson të provojë një aventurë të re në karrierë. Shitja e tij do të ndodhë me shumë mundësi në këtë seksion merkatoje, pasi kampionët e Holandës nuk mund ta humbasin me parametra zero.
Arsenali është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit. Në deklaratën e dhënë për Voetbal International, Wesley Sneijder, ish-kapiteni i Holandës, e këshillon të mos kalojë tek ekipi londinez.
“Onana është një portier i madh, uroj të provojë një aventurë të re. Nuk do doja ta shihja tek Arsenali. Është një klub fantastik, por ka rënë shumë në vitet e fundit.
Ku do doja ta shihja? Te Real Madrid ose te Barcelona, aty e shoh unë këtë portier“, deklaroi ish-mesfushori i njohur holandez. /abcnews.al