Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në një deklaratë për mediat dosjen “CEZ” e ka cilësuar si dosjen më të zezë të korrupsionit në Shqipëri. Balla u shpres se Prokuroria e Tiranës nuk ka bërë as edhe një veprim të ligjshëm për këtë çështje.
“CEZ është një nga dosjet më të zeza të korrupsionit në Shqipëri, i ftoj ta lexojnë me vëmendje vendimin e gjykatës. Paraqitëm në apel kërkesën për rishqyrtimin. Është bërë në kundërshtim të fortë më ligjin, nuk ishte kryer asnjë bilanc energjitik. Prej vitit 2005 kemi identifikuar të gjitha negociatat e realizuara nga kjo kompani. Këto veprime i kanë kushtuar interesit të shtetit 414 milionë euro”, tha Balla.
Ai më tej shtoi se çështja u pushua nga gjyqtari Lazer Sallaku.
“Prokuroria e Tiranës nuk ka bërë as edhe një veprim. Ish-kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha ka qenë një një person me imunitet, gjyqtari i asaj kohe është kujdesur që ai të mos merrej në pyetje. Kallëzimi penal i kryer nga ana jonë rezulton të mos jetë fare i përfshirë emri i Sali Berishës. Ne kemi kallëzuar ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, vetë Prokuroria dhe Gjykata kanë administruar si të ligjshme të gjith provat nga ana jonë. Ndue Kalaj dhe Sali Berisha nuk janë marrë në pyetje. Janë takuar me njeri-tjetrin dhe gjyqtari arrin në përfundimin se asnjë prej tyre nuk ka pasur komunikim”, tha më tej Balla.
Ndër të tjera ai theksoi se drejtësia e re po lind: “Do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjorë dhe procedurat, do të përpiqemi që kjo çështje të hetohet. Tashmë tarifa e korrupsionit ka mbërritur në Shqipëri. Nuk mund të vazhdohet pa u marrë në pyetje drejtuesit më të lartë të kompanisë CEZ. Kjo çështje është e pahetuar tërësisht nga ana e prokurorisë. Hetimi do të fillojë nga kryesori i hieraskisë, nga ish- kryeminsiri i asaj kohe, Sali berisha”, tha Balla./abcnews.al