Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Çështjet e hapura me Serbinë duhet të mbyllen që ekonomia të marrë hov’/ Rafuna: Kurti po sfidon drejtësinë duke dëmtuar imazhin e Kosovës

schedule17:37 - 6 Mars, 2025

schedule 17:37 - 6 Mars, 2025

Kryeministri Kurti vijon të ‘injorojë’ thirrjet e prokurorisë për të dëshmuar, por si ndikon ky zhvillim në rrafshin e biznesit dhe sipërmarrjes?

Kreu i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna i ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se ky refuzim nga ana e Kurtit për të dëshmuar i bën dëm Kosovës. Sipas tij, çështjet me Serbinë vijojnë të krijojnë ngërç për investitorët dhe duhet të zgjidhen sa më parë.

“Kryeministri nëse nuk respekton ligjin, shtrohet pyetja pse duhet ta respektojnë të tjerët. Ky nuk është një mesazh i mirë për investitorët sepse tregon që kemi një sistem jokualitativ të drejtësisë. Kemi pasur raste të kryeministave të vendeve europiane që iu janë përgjigjur thirrjeve edhe janë në proçes gjyqësor. Dhe nëse do ishte ftuar në çilësinë e të dyshuarit nuk ka ndonjë gjë të shkosh në organet e drejtësisë. Kërkesa jonë ka qenë që kryeministri t’ju përgjigjet thirrjeve dhe të tregojë që sistemi i drejtësisë është i pavarur. Një ndër kushtet që çdo investitor në Kosovë dhe në vend të rajonit është se kërkon siguri juridike, sistem të parashikueshëm ligjor që nuk ndryshohen brenda natës por janë në diskutime me biznesin. Këto janë elementët kryesor që e shtyn investitorin të vijë në Kosovë, edhe stabiliteti politik jo ndryshim i shpeshtë i qeverisë dhe zgjedhje të shpeshta.

Çdo qeveri që vjen, vjen me politikat e veta dhe kanë dhe programin për mbrojtje dhe përthithje të investimeve të huaja. Janë të shkruara në ligj, shto dhe faktin që Kosova ka dhe sfidën e hapur me Serbinë. Një ndër shkaqet pse nuk kemi investime është çështjet e hapura me Serbinë. Ne i bëjmë si Oda Ekonomike ju bëjmë ftesë që çështjet e hapura me Serbinë të mbyllen që ekonomia të marr hov.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!