TIRANË- Dy muaj pasi socialistët kërkuan opinion nga Komisioni i Venecias nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë të votojnë në një mënyrë të caktuar, kjo e fundit zhvilloi këtë të premte, mbledhjen me dyert të mbyllura.
Data është 6 dhjetor dhe në momentin që do shpallet këshillimi i Komisionit të Venecias, PD dhe PL, do dalin dhe do thonë se komisionin e Venecias e Edi Rama e ka blerë.
Kryetarja e Kuvendit, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur më datë 6 dhjetor. Më tej Kuvendit thekson se Opinioni do të botohet nga Komisioni i Venecias, sipas rregullave dhe procedurave të aplikueshme prej tij dhe deri atëherë do ruhet konfidencialiteti i plotë.
Gazetari Flogert Muça, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Komisioni i Venecias nuk merr vendime, por jep këshilla mbi çështjen e parashtruar. Ai theksoi se opozita do të gjëje një justifikim, në momentin nëse Komisionin e Venecias do të shprehej kundër qëndrimit të saj, që kanë kërkuar heqjen e imunitetit për deputeten socialiste Olta Xhaçka.
“Një deputeti të Kuvendit nuk mund t’i diktohet si të votojë, ai është i pavarur. Komisioni nuk merr vendime, por jep opinione. Këta këtu nuk besojnë as gjykatën e shkallës së parë, as atë Kushtetuese, meqë këta nuk pranojnë gjykatat këtu, hajde shkojmë në Venecia”, tha ai.
Gjatë intervistës për “Ora e Fundit”, Muça analizoi dhe situatën politike në kampin opozitar, ku mbështetës të PL-së u mblodhën paraditen e së premtes në një protestë kundër SPAK, ndërsa kërkuan lirimin nga burgu të ish-presidentit Ilir Meta.
Sipas gazetarit, Partia e Lirisë është katandisur në disa dhjetëra persona dhe kjo u faktua nga numri i protestuesve, që ishin sot para SPAK.
“E ashtuquajtura proteste u katandis si mos më keq”, tha ai./abcnews.al