Për analistin dhe njohësin e mirë të çështjeve politike Frrok Çupi, çështja e Thaçit është një burgosje politike.
Gjatë intervistës së tij për ‘Real Story’ Çupi u shpreh se kjo çështje është themelore jo vetëm për Ballkanin por edhe për raportet me Rusinë, Amerikën e më gjerë.
“Çështja Thaçi është themelore jo vetëm për Ballkanin, por edhe për raportet me Rusinë, Amerikë, Ballkanin, Serbi, Evropë etj.
Ndodhet atje sepse status kuoja nuk lejon të zgjidhet asgjë në Ballkan, është burgosje politikë. Gjykata e Hagës është krijuar për ekuilibër mes Serbisë dhe Kosovës. Toka nuk është e askujt dhe këta zihen për dy gurë, europianët zihen për dy gurë. Thaçi u burgos në prag të vajtes te Trump për marrëveshjen.”
/ abcnews.al