Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020 dhe ende ka shumë polemika. Akuzat kanë qenë të shumta pas tragjedisë.
Së fundmi avokati Mario Baudry, i cili përfaqëson djalin e “El Diez”, Dieguito, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro arrestimin e menjëhershëm të katër personave, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Bëhet fjalë për Dr. Leopoldo Luque, Dr. Nancy Forlini, psikiatres Agustina Cosachov dhe psikologut Carlos Diaz.
Të katër këta persona po trajtonin shëndetin e Mardonës në javët e fundit para se të humbte jetën nga një arrest kardiak. / abcnews.al