Çështja Mala, si presidenti Gaz Demi arriti në vendimin ekstrem

schedule08:32 - 27 Nëntor, 2019

schedule 08:32 - 27 Nëntor, 2019

Esat Mala është çështja që te Partizani duhet të marrë një zgjidhje. Në fakt duket e vështirë, pasi mesfushori është i bindur për të mos rinovuar kontratën, që i përfundon me mbarimin e kampionatit. Klubi i kuq i ka bërë një ofertë, por lojtari nuk ka pranuar.

Kjo bëri që ai të lihej jashtë në ndeshjen me Laçin, ndërkohë që masat ndaj tij do përshkallëzohen. Partizani do hakmerret, sikurse kuptohet nga ajo që shkruan e përditshmja sportive “Panorama Sport”. Mala pritet që të dërgohet tek ekipi i të rinjve dhe kjo për shkak se presidenti Demi është i zhgënjyer.

Sikurse thuhet në artikull, mesfushori fillimin ka rënë dakord për të nënshkruar kontratën e re dhe një ditë më pas ka ndryshuar mendje. Kjo nuk është kapërdirë nga kreu i klubit kryeqytetas, i cili ka vendosur edhe të ndërmarrë masa ndaj Malës.

Panorama Sport ka si artikull kryesor çëshjten Mala

ÇFARË THA PRESIDENTI DEMI – Kreu i klubit të kuq, pas ndeshjes me Laçin, foli për mediat dhe pranoi se kishte vënë veton për lënien jashtë të Malës. Demi madje nuk u kursye, duke u treguar disi edhe i ashpër me një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit në dy sezonet e fundit.

“Pse, kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët, Partizani i vë përpara. Mala është shumë i vogël për Partizanin. Megjithatë nuk i di problemet e Malës. Çfarë sqarimi t’ju japim, s’doja unë që të luante! Ka sqarim më të mirë?!”, u shpreh Demi për mediat. /abcnews.al

Demi pas ndeshjes me Laçin, duke folur për mediat

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!