Gërdeci, kërkohet Luan Hoxha/ Ish shefi i Shtabit nuk paraqitet në SPAK për dëshmi. Gjykata kërkon të pyesë edhe Fatmir Mediun

schedule10:06 - 7 Shkurt, 2024

schedule 10:06 - 7 Shkurt, 2024

TIRANË- Në procesin gjyqësor për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, 3 dëshmitarë nuk u paraqitën ndërsa një i katërt refuzoi të jepte dëshminë.

Në seancën e së mërkurës ku i pandehur për shpërdorim detyre është marrë ish-ministri Fatmir Mediu, nuk u paraqitën për të dëshmuar ish shefi i shtabit Luan Hoxha, biznesmeni Mihal Delijorgji dhe ish drejtori i fabrikës, Dritan Minxholli.

Nga ana tjetër, SPAK kërkoi të përsëritet thirrja për ta si dhe për Anjola Agollin, ish sekretaren e ish ministrit të drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi.

Për këtë SPAK i vuri gjykatës në dispozicion një adresë të re, ndërsa dëshmitari i vetëm që u paraqit, ish drejtori juridik në Forcat e Armatosura, Ilmi Laçaj, refuzoi të japë shpjegime.

Në seancën e radhës, prokurori i kërkoi gjykatës që të pyetet edhe Mediu nëse ai do të japë pëlqimin.

Ndërkohë gjykata informoi se Ministria e Drejtësisë me datën 29 janar ka nisur letërporosinë në SHBA për të pyetur amerikanin Patrik Henri, peërfaqësuesin e firmës SAK të demontimit të armëve në Gërdec./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!