Çështja “Gërdeci”/ Seanca e radhës më 17 korrik, Mediu: Është kthyer në një proces absurd, s’ka interes për të vërtetën

schedule11:37 - 10 Korrik, 2024

schedule 11:37 - 10 Korrik, 2024

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu I marë nën hetim për shpërdorim detyre ishin thirrur për të dëshmuar 5 ekspertë të që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar për procesin e ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në seancën e së mërkurës ekspertët, fillimisht I kërkuan kohë gjykatës që të konsultoheshin, para se të jepnin përgjigjet për shkak të materialit voluminoz dhe kohës së gjatë që ka kaluar nga hartimi I këtij akt ekspertimi. Por kjo solli një përplasje mes avokatit Ardian Visha dhe eskpertëve, por edhe prokurorëvë që I kërkuan gjykatës të refuzonte disa nga pyetjet që pala mbrojtëse I drejtoi eksëpertërve. Në fund gjykata I la kohë avokatëvë të ish-ministrit Mediu që të përgatisnin pytjet me shkrim dhe ti dorëzonin ato në sekretari për ti dhënë më pas mundësi edhe ekspertëve të përgjigjen. Në përfundim të seancën ish-ministri Mediu pretendoi se grup I ekspetëve nuk ishte komepetent për të hartuar akt eksperimin e dëmit ekonomik.

“E gjithë kjo është një situatë absurde. Prokuroria me këtë akt ekspertimi që janë dënuar 24 nga 29 persona duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Me këtë akt ekspertimi ka marrëdhënie që nuk lidhjen me ministrin.”

Nga ana tjetër seanca e radhës do të mbahet më 17 korrik, ndërsa u përjashtua nga gjykimi avokati ardian visha për shkak të sjelljes jo etike.

“Ne kemi pyetje për ekspertët. Ne vëmë re që ka një mori shkeljesh në formë dhe përmbajtje. 80% të pyetjeve tona gjykata ndërhynte pa dhënë shpjegime. Sa herë që kërkonte prokuroria gjykata vepronte”.

Ish-ministri I mbrojtes , Fatmir Mediu, është marrë i pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!