Gjyqi i Gërdecit/ “S’mbajmë mend ç’kemi thënë”, “ekspertët”: Jemi mbi 70 vjeç, nuk na kujtohet

schedule10:01 - 29 Maj, 2024

schedule 10:01 - 29 Maj, 2024

Në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut Gjykatën e Posaçme u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përllogaritur dëmin për shitjen dhe transportin e municioneve që u demontuan në Gërdec. Seanca e së mërkurës nuk u zhvillua për shkak të mungesës së dy prokurorëve Arben Kraja e Klodian Braho. Por pavarësisht kësaj, ekspertët deklaruan në gjykatë se nuk kanë pse të jenë pjesë e procesit, për shkak se ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk mund të mbajnë mend veprimet që kanë kryer.

“ Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi pasur për të thënë e kemi bërë përpara prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë. Tani jemi mbi 70 vjeç dhe  ne atë kohë kemi bërë shumë akte dhe nuk mund të pretendohet ti mbajmë mend të gjitha”.

Nga ana tjetër gjyqtarja Irena Gjoka iu tha dëshmitarëve se janë të detyruar të japin shpjegime para gjykatës për një akt që e kane hartuar vete, ndërsa seanca e radhës u la më 12 qershor. Ekspertët kanë dalë në përfundim se nga përllogaritja e çmimit të shitjes së municioneve Iu shkaktua një dëm prej 8.6 milionë dollarë buxhetit të shtetit si dhe 60 milionë lekë nga shpenzimet e transportit që u krye me mjetet ushtarake dhe jo ato të kompanisë që fitoi të drejtën për demontimin e municioneve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!