Çështja “Gërdeci”, Aldo Bumçi përfundon në SPAK

schedule10:51 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 10:51 - 13 Dhjetor, 2022

Këtë te hënë është paraqitur pranë SPAK Aldo Bumçi. Ai ështe  paraqitur, pranë struktrës antikorrupsion rreth orës 9:30, për të dëshmuar lidhur me çështjen e Gërdecit.

Lexo edhe: E rrëzoi për Gërdecin, Gjykata e Lartë i hap rrugën SPAK-ut për Fatmir Mediun

Sipas burimeve ai do pyetet si person që ka dijeni. Ish-ministri demokrat ishte paraqitur më herët vetem ne prokurori.

Për çështjen “Gërdeci” hetimet u rihapen pas kërkesës së prokurorisë për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK rinisi hetimet pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rihapur çështjen.

Mediu deklaroi pas rihapjes së hetimeve se “uk është shkaktar i pasojave dhe se është hetuar dhe gjykuar njëherë për këtë çështje.”

Lexo edhe: Hapja e dosjes Gërdeci, Mediu: Jam hetuar njëherë, nuk jam shkaktar i pasojave

Shpërthimi  i fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëvenë vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!