Çështja Epstein, princ Andrew do të përballet me gjyqin në SHBA

schedule15:45 - 13 Janar, 2022

schedule 15:45 - 13 Janar, 2022

Djali i tretë i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth, do të përballet me një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Princi Andrew është i përfshirë në çështjen e skandalit seksual të miliarderit Epstein, i cili ndërroi jetë në qeli, shkruan BBC

Një gjykatës amerikan refuzoi kërkesën e djalit të tretë të Mbretëreshës Elizabeth, për të arkivuar çështjen civile e nisur nga akuzat e Virginia Giuffre. Kjo e fundit akuzoi financierin Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qeli në pritje të gjyqit, dhe partneren e tij Ghislaine Maxwell për abuzime seksuale kur ajo ishte ende e mitur në vitin 2001.

Gruaja pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie intime me princin Andrea kur ishte 17 vjeç. Por ajo akuzon dukën e Jork dhe për stres emotiv të shkaktuar qëllimisht ndaj saj, raporton abcnews.al

Në këtë mënyrë një gjykatës në New York, pranoi denoncimin e gruas, e cila shton se Princi Andrew e ka sulmuar seksualisht tre herë në vitin 2001 në Londër, New York dhe Bahamas, në rezidencat e Epstein.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!