Çeshtja e Zaporizzhia, IAEA do të fillojë bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën gjatë javës

schedule14:50 - 26 Shtator, 2022

schedule 14:50 - 26 Shtator, 2022

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka thënë se është gati të zhvillojë bisedime me Ukrainën  dhe Rusinë  këtë javë për krijimin e një zone mbrojtëse në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia, sipas skynews.

“Ekziston një plan për ta bërë këtë. Javën e kaluar, pata një mundësi për të filluar bisedime me Ukrainën dhe me Federatën Ruse,” tha Grossi.

“Unë jam gati të vazhdoj bisedimet me të dyja  vendet këtë javë.”

IAEA kreu kohët e fundit një inspektim të centralit Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Europë, dhe paralajmëroi se kishte një “nevojë urgjente” për masa të përkohshme për të parandaluar një incident bërthamor.

/abcnews.al