Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja e kufijve, Baton Haxhiu kërkon të përfshihet në bisedime dhe SHBA

schedule22:59 - 4 Shtator, 2018

schedule 22:59 - 4 Shtator, 2018

Çështja e kufijve Kosovë-Serbi ishte kryefjala e diskutimit në Universitetin Europian të Tiranës, ndërmjet analistit Baton Haxhiu dhe petagogëve si edhe të studentëve. Sipas Haxhiut, përveç, BE-së në bisedime duhet të përfshihen edhe SHBA.

Serbia është i vetmi vend në Bashkimin Europian që në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar ndryshimin e kufinjve në Rajonin e Ballkanit. Kështu u shpreh, analisti, Baton Haxhiu, gjatë diskutimin me temë: “Kosovë-Serbi, dialogu final”, të zhvilluar në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

“Në BE nuk thuhet askund se mund të ndryshohen kufijtë, i vetmi vend që ka pretendime territoriale, që e ka kontestuar territorin e Kosovës dhe kërkon ndryshimin ekufijve dhe pas gjithë kësaj refuzohet Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”.

Për çështjen e kufijve, Haxhiu kërkon që përveç BE-së, në bisedime të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas këtij shpërblimi për destabilitetin nga ana e BE ne e kemi të domosdoshëm involvimin amerikan drejpërdrejt dhe vendimtar për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe natyrisht ky involvim heq vijën e kuqe”.

Analisti solli në kujtesë se, prej vitit 2011 asnjë prej marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë e suksesshme.

“BE prej 2011 ka ndërmjetësuar në marrëveshjen Kosovë-Serbi. Asnjë prej pikave të marrëveshjes nuk ka qenë e sukseshme”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!