Çështja e Kosovës/ Vuçiç shtyn publikimin e propozimit të tij

schedule13:36 - 26 Prill, 2018

schedule 13:36 - 26 Prill, 2018

Në një artikull të agjencisë së lajmeve Blumberg shkruhet se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar më shumë kohë për të prezantuar propozimet e tij për një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Kosovës.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Blumberg” Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën nuk pritet të ndodhë shpejt pasi qëndrimet e të dyja palëve janë shumë larg njëra tjetrës. Është kjo arsyeja që Vuçiç po shtyn publikimin e propozimeve të tij për një zgjidhje të shpejtë të çështjes, duke theksuar se Kosova mbetet pengesa më e madhe e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

Vuçiç ka kërkuar më shumë kohë që të bindë fuqitë botërore, përfshirë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i bëjnë presion Kosovës për të bërë lëshime. Vetëm në këtë mënyrë kreu i shtetit serb mund të prezantojë marrëveshjen e tij para 7 milionë serbëve, pa u ndjerë i poshtëruar.

Duke shtuar se serbët do të preferonin një konflikt të ngrirë ndaj një rezolute, Presidenti serb përsëriti se është më mirë të pritet dhe pak pa caktuar afate. Gjithsesi ai shtoi se marrëveshja është më pranë se asnjëherë tjetër.

Çdo rezolutë do të kërkonte mbështetjen e një referendum sepse do të ndryshonte kushtetutën serbe e cila ende e cilëson Kosovë si pjesë të Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!