Çështja e Gërdecit/ Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu

schedule09:36 - 21 Shkurt, 2024

schedule 09:36 - 21 Shkurt, 2024

Është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e gjyqtares Iren Gjoka. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur të mbahet më 6 mars.

Gjyqtarja Gjoka mësohet se ishte e angazhuar në një aktivitet për Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë këtë të mërkurë ishin thirrur katër dëshmitarë për të dhënë sqarime, mes të cilëve Dritan Minxolli, ish-drejtor i fabrikës së Gërdecit dhe ish-ushtaraku, Sokol Ngjeci.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!