Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar sërish vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, duke thënë se do të gjejë mënyra të tjera përt ë dërguar pagesat te serbët.
“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje”, ka thënë ai.
Më tej, ai shtoi se Perëndimi pret tre gjëra nga Serbia.
“Njohja de facto ose de jure e Kosovës, heqja dorë nga mbështetja politike e ekonomike nga Republika Srpska, vënia e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qëndrimi anti-Kinë; Regjimi kukull në Serbi”, ka shtuar ai./abcnews.al