Rama zbulon bisedat me Mistsotakis: Jam për marrëveshje me Greqinë, do marrim më shumë se në 2009

schedule21:35 - 10 Shtator, 2020

schedule 21:35 - 10 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka treguar të gjithë takimet dhe telefonatat me homologun grek Kyriakos Mitsotakis që pas ardhjes së tij në krye të qeverisë greke.

Rama tha se në asnjë moment nuk është folur për detin, duke theksuar se negociatat janë me fqinjët janë ngrirë që pas ndërrimit të qeverive.

“Unë me Mistsotakis kam folur kur ra tërmeti, më ka marrë në telefon dhe ka thënë se çfarë duhet të bëj unë, dhe kur kemi nisur fazën e dytë të hapjes së karantinës. Jam takuar në OKB dhe në një takim tjetër në Athinë kur nuk kemi folur asnjë sekond për këtë çështje, kemi qenë në prani të delegacioneve. Kemi folur për nismën për të sheshuar mosmarrëveshjet e mëparshme”, tha Rama.

Teksa fliste në Opinion, kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj liderëve të opozitës dhe presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, shkruan abcnews.al.

Ai u shpreh se në dialog me palën greke janë diskutuar të gjitha pikat përfshirë këtu edhe detin, por shtoi se për të pasur marrëveshje duhet të kalojë në shumë hallka, përfshirë këtu Kuvendin dhe presidentin e republikës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/339145290782910/

Rama: Shportat për të cilat flet ambasadori janë blloqe të një dialogu me Greqinë ku ata i kanë shtruar të gjitha temat dhe ne i kemi shtruar të gjitha temat.

Fevziu: Edhe për detin?

Rama: Po patjetër

Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston dhe që të ekzistojë duhet të ketë firma dhe vula, por duhet të kalojë në disa etapa.

Por edhe nëse i kalon këto etapa nuk është marrëveshje nëse nuk shkon te Kuvendi dhe më pas të presidentin. Presidenti ka thënë se do ta çojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Por duke qenë se mjedisi shqiptar ushqen veten me thashetheme kemi arritur në absurdin që një vend i tërë po beson një thashethem. Parimi për të cilin ka folur Mistsotakis nuk përputhet me Shqipërinë. Ai ka folur për një të drejtë sovrane.

Më pas këtu plasur peshku sa të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Meta është në grupin e peshkatarëve. Meta, Berisha, Basha e kapin peshkun, Monika e skuq me desperado. Ata tjerët janë autorët e një marrëveshje me firma dhe vula.

Nesho: Nëse ka njeri për konfuzion në politikën e jashtme jeni ju. Në politikën me Greqinë na u premtuan shumë gjëra. Ashtu si doje të bëje politikë të jashtme me një retorikë me Greqinë. Pse Greqia nuk e aplikon të drejtën në detin Egje, por në detin Mesdhe?

Rama: Ministri i Jashtëm i Greqisë ka thënë të njëjtën gjë dhe nuk ka thënë asgjë jo korrekte. Politikanët grekë komunikojnë një vendimmarrje të caktuar si zgjedhin ata vetë. Territoret nuk ndahen si det. Kur hyjnë në procese marrëveshje janë në sytë e të gjithëve. Si bëhet marrëveshje të fshehtë. Deti nuk futet dot në shishe.

Negociatat kanë ndalur së zhvilluari se negociatat nuk bëhen në skuta, por me delegacione dhe konkluzione. Meta i di zhvillimet, nuk ka zhvillime të reja. Negociatat nuk kanë konkluduar për detin me qeveritë e mëparshme.

Pyetur nga gazetari nëse do të ishte për një marrëveshje me Greqinë, Rama tha: “Unë jam për marrëveshje me çdokënd. Me Greqinë nuk diskutohet. Është një nga partnerët strategjikë. Ne kemi Italinë, Turqinë, Greqinë tre partnerë strategjikë që para se të vinim në qeveri. Natyrisht aleatët strategjikë janë SHBA dhe BE. Unë jam për zero probleme me fqinjët, por jo duke mbuluar problemet”.

Rama tha se me një marrëveshje për çështjen e detit me Greqinë, qeveria shqiptare synon të marri më shumë se marrëveshja e vitit 2009.

Fevziu: Do të merrni më pak apo më shumë se marrëveshja e 2009?

Rama: Po pse për çfarë po e bëjmë këtë gjë? Kjo bëhet që ne të kthehemi në normalitetin qeverisës, në funksion të interesave kombëtare dhe në respekt të konventave ndërkombëtare./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!