Çështja e detit, Meta: Unë nuk mbaj qëndrime të dyfishta

schedule11:30 - 18 Shtator, 2020

schedule 11:30 - 18 Shtator, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta në konferencën e tij për mediat ka komentuar dhe çështjen më të shumë përfolur të ditëve të fundit, zgjerimin territorial të Greqisë drejt Jonit.

Pyetjes së Gazetares së Abc News, Erneta Shevroja në lidhje me letrën që ai i ka dërguar kryeministrit Rama, kreu i shtetit ka theksuar se akoma nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me këtë.

Ndër të tjera presidenti ka theksuar se në lidhje me këtë çështje ai zbaton vetëm kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta.

LEXO EDHE:Vakancat për Kushtetuesen, Meta: KED të tregojë institucionet që po vonojnë procesin

“Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona.

Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, ka thënë Meta. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!