Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me debatin për marrëveshjes së detit, ku pala greke ka deklaruar se do zgjerohet 12 milje në detin Jon.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla shkruan se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Sipas Ballës, këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse, prandaj shton ai, lajmi për marrëveshje mes dy palëve është gënjeshtër, nuk ekziston.
E vetmja marrëveshje në letër, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, është marrëveshja e firmosur nga Berisha dhe Basha, e mbështetur nga Ilir Meta si pasardhës i Lulit dhe ministër i Saliut,” thuhet më tej në postim.
Ajo marrëveshje, shprehet Balla, cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi:
Meqenëse PDLSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me “marrëshjen e fshehtë të detit me Greqinë”, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. ËSHTË GËNJESHTËR.
E VETMJA MARRËVESHJE NË LETËR, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, ËSHTË MARRËVESHJA E FIRMOSUR NGA BERISHA DHE BASHA, e mbështetur nga ILIR META SI PASARDHËS I LULIT DHE MINISTËR I SALIUT.
Ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin.
Madje për turpin e PDLSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapsirë detare. /abcnews.al/