Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të PDK-së, Fadil Nura, i cili e quajti marrëzi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se bashkimin kombëtar aktualisht e ndalon Kushtetuta.
Nura që në fillim të fjalës së tij në Kuvend lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë tha se është marrëzi që Kurti e pranoi pas 15 vitesh se bashkimi kombëtar nuk është i mundur tani.
“Është e papranueshme deri në marrëzi të kakarisesh për 15 vite me radhë mbi bashkimin kombëtar dhe për një ditë të bukur nën petkun e pushtetit, pikërisht në shënim të Besëlidhjes së Lezhës, paturpësisht ta pranosh se e ke gënjyer popullin për 15 vite radhazi”, tha Nura.
Këtu ndërhyri Konjufca, i cili i kërkoi Nurës të ketë kujdes me shprehjet.
“Kujdes me shprehjet e papërshtatshme, z. deputet”, tha Konjufca.
Nura, ndërkohë, vazhdoi.
“…ky është mashtrimi i parë i Qeverisë Kurti 2”, tha deputeti i PDK-së./Express