Çështja e “21 janarit”, Gjikondi gjen “gabimin” e SPAK: Vendim jo i drejtë

schedule12:08 - 20 Shkurt, 2023

schedule 12:08 - 20 Shkurt, 2023

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi shprehu kritika të forta për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. E pranishme në studion e  “Tirana Live”, Gjikondi theksoi se shteti që çon më shumë çështje në Komisionin e Venecias nga të gjitha vendet e Bashkimi evropian është Shqipëria.

Kjo sipas saj vjen pasi Gjykata Kushtetuese duke dashur të bëjë qoka politike në vend, zgjedh ta delegojë çështjen në Venecia.

“Shteti që çon më shumë çështje në Venecia nga Bashkimi Evropian është Shqipëria. Duke dashur të bëjë qoka politike I çon çështjet në Venecia, por Venecia nuk është gjykatë, është institucion rekomandues”,u shpreh juristja.

Ajo u pyet edhe për çështjen e 21 janarit, ku SPAK shpalli moskompetencë dhe ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës pas dy kallëzimeve të bëra nga Partia Socialiste. Juristja e konsideroi veprim të padrejtë pasi kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë kishte të bënte me shpërdorim detyre dhe kjo tha ajo është kompetencë e SPAK dhe jo e Prokurorisë së Tiranës.

“Për 21 janarit, ishte vendim jo i drejtë, këtë e them si juriste. Kallëzimi i Ministrisë së Drejtësisë, ishte për shpërdorim detyre, që ishte direkt kompetencë e SPAK. 21 janari është domosdoshmëri te shqiptarët dhe te politika për t’u hetuar “, tha Gjikondi/ n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!