Hetimet për vrasjet e 21 janarit do të kryen nga prokuroria e posaçme. Në “Ora e Fundit”, në ABC News gazetari Fatos Mahmutaj foli për ngjarjen e “21 janarit”, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur në atë kohë.
Gjatë kësaj interviste, gazetari u shpreh se çështja nuk është aspak komplekse për t’u zbardhur nëse hetimet vijojnë siç duhet.
“Në pozicionin ku ndodhesha unë është qëlluan në drejtime të ndryshme dhe këto i kam fiksuar. Është qëlluar nga hyrja e bodrumit të Kryeministrisë dhe nga sipër farë është qëlluar me pistoletë dhe më pas mësova se ky ishte shefi i Sigurisë së Berishës që qëllonte me armën e shefit të Gardës. Në momentin që ndjeva plumbin dorën time, ndjeva dhe breshërinë që goditi trungun e pemës. Pra gjasat janë që jemi qëlluar nga gardisti Agim Llupo. Për shkak të çështjes së 21 janarit unë përfundova azilant. Një dëshmi e imja di që ndodhet në dosje dhe nuk është përdorur më parë. Do isha gati të ndihmoj sa mundem. Por jam pesimist për këtë çështje sepse jemi 13 vite e gjysmë me vonesë dhe me urdhër nga Gjykata. Mjafton të merren kopje të pamjeve që kanë transmetuar televizione shqiptare dhe dallohet kush ka qëlluar dhe përse ka qëlluar. Gardistët në asnjë moment nuk ishin të rrezikuar. Kur njerëzit u qëlluar protesta kishte mbaruar dhe po të shohësh pamjet njerëzit ishin me kurriz duke u larguar”, tha ndër të tjera ai.
Kujtojmë se SPAK njoftoi zyrtarisht të martën se ka regjistruar hetimet për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë.
/abcnews.al/