Përkthyesja shqiptare Drita Kurtsmajlaj është shumë aktive në Bordo të Francës. Ajo ndihmon personat në vështirësi, pavarësisht origjinës së saj. Institucione të ndryshme si: shoqata, spitale, burgje, policia, madje edhe gjykatat, e quajnë atë përkthyese.
Megjithatë, ajo rrezikon dëbimin nga territori francez, pas refuzimit të kërkesës për azil nga Prefektura. Në një intervistë për median franceze “Pressenza”, ajo ka treguar gjendjen aktuale në të cilën ndodhet familja e saj.
Cila është historia juaj, a mund të na shpjegoni, për çfarë keni nevojë?
Drita: Unë vij nga Shqipëria, mbërrita në Bordo më 1 Gusht 2014, me familjen time, sepse në Shqipëri jami të kërcënuar nga ligji i Kanunit.
Unë bashkë me dy prindërit e mi kërkuam azil. Unë fillova të punoja në Shtator 2014 si përkthyes në një shoqatë. Kam punuar për shoqata, institucione, shkolla, …
Kërkesa jonë për azil na është refuzuar, sepse për shtetin francez, Shqipëria është një nga vendet “e sigurta”. Më 4 Shkurt morëm rekomandimin se kërkesa jonë ishte refuzuar.
Në Bordeaux, a keni arritur të keni mbështetje, njerëz që ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja?
Drita: Po, ka një mbështetje kolektive që është ngritur në Tetor 2018, kur ne morëm një urdhër të menjëhershëm deportimit.
A jeni në kontakt me njerëz të tjerë që janë në të njëjtën situatë si ju?
Drita: Pothuajse të gjithë shqiptarët janë në këtë situatë!
Cili është hapi tjetër?
Drita: Me grupin ne do lëmë një takim më Prefektin, dhe unë do të sqaroj se kam ndjekur shkollën në Francë, kam ndjekur një trajnim se si u vihet në emigrantëve, trajnimi ligjor për emigracionin, unë jam duke bërë praktikën, dhe po punoj në Bordo.
Dhe tani, ju jeni akredituar edhe si përkthyes?
Drita: Po, bëj përkthime, përgatit dosjet e refugjatëve për prefekturën, për ndihmë juridike.
A ekziston aktualisht frika se do të dëbohesh?
Drita: Po, mund të dëbohem në çdo moment./abcnews.al