Çështja CR7-Mayorga ka përfunduar zyrtarisht, gjyqtarja merr vendimin final

schedule21:23 - 11 Qershor, 2022

schedule 21:23 - 11 Qershor, 2022

Çështja dhe gjyqi i Kathryn Mayorga ka përfunduar zyrtarisht.

Ankesa e gruas, e cila akuzoi Cristiano Ronaldon për sulm seksual, u refuzua nga gjyqtarja federale Jennifer Dorsey. Ajo e cilësoi gjyqin të parregullt, të kontaminuar sepse avokati i Mayorga, Leslie Stovall, i cili dyshohet se e bazoi gjyqin në dokumentet e sendeve të vjedhura, zbuloi informacione të brendshme për strategjinë ligjore të futbollistit.

Informacionet e CR7 u zbuluan nga “Football Leaks” dhe dyshohet se avokati i gruas që ka hedhur në gjyq Ronaldon, i kishte nxjerrë./ h.ll/abcnews.al