“Çështja çame është shumë më e gjerë”, Idrizi: Ja si mund të hiqet ‘ligji i luftës’ së Greqisë me Shqipërinë

schedule21:06 - 14 Maj, 2024

schedule 21:06 - 14 Maj, 2024

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur në emisionin “Real Story” dhe për ligjin e luftës së Greqisë me Shqipërinë.

Ai ka thënë se ky ligj mund të zgjidhet përmes Ministrit të Jashtëm, i cili mund të shkojë në mbledhjen e parë të ministrialit të NATO-s dhe ta ngrejë si çështje.

“Ka një paradoks se si ne po e trajtojmë ligjin e luftës, ajo që mund të them dhe që ne na ka munguar prej kohësh është alfa dhe beta, midis një fqinji apo dy vendeve nuk mund të vazhdojë të ekzistojë kur një ligj lufte me pretendime mes tyre. Greqia ka vendosur një ligj lufte, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. E vetmja qeveri në botë që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, ishte qeveria e Metaksait dhe sepse marrëveshjet ishin që ta ndanin Shqipërinë në dy dhe pas një muaji e hëngri vetë. Tani ne në Greqi festojmë ‘jo-në’ e Greqisë dhe harrojmë ‘po-në’ e Greqisë për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

Ligjin e luftës, Greqia e ka vënë me Italinë dhe kolonitë e saj. Pjesën e parë të ligjit me Italinë dhe kolonitë e saj, Greqia e ka bërë me Italinë në 1947. Pra, gjysmën e ligjit dhe si e ka bërë? Nëpërmjet një traktati paqe, të njëjtën gjë ka bërë me Gjermaninë. Ka lënë tani gjysmën e ligjit me Shqipërinë. Ne nuk kemi akoma koshiencën për ti thënë se si zgjidhet ligji i luftës. Ne ulemi në NATO si të barabartë dhe mjafton që ministri jonë i jashtëm të shkojë në mbledhjen e parë të ministrialit të NATO-s dhe ti thotë: ‘O zotëri, ne kemi një ligj lufte akoma me Greqinë dhe ja ku i ke anët nga pikëpamja juridike’. Por ky problem nuk është ngritur asnjëherë, ashtu siç duhet”.

Sa i përket çështjes çame, Idrizi e cilësoi shumë më të gjerë seç njihet, duke treguar dhe shtëpinë e familjes së tij në Çamëri.

“Pavarësisht se njihet si çështja çame ka qenë shumë më e gjerë. Është një çështje gjenocidi, spastrimi etnik prej 30 vjetësh dhe në fund të ‘34 ishte më tragjiku, e kanë pësuar shqiptarët e Çamërisë dhe dua ti them kryeministrit të Shqipërisë dhe çdokujt që e dëgjon, ka një ligj të parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, i cili thotë 27 qershori është dita e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë. Ka një rezolutë që me zor e nxorën në 2012, rezoluta për shqiptarët e Çamërisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!