Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja “Broja”/ Sylvinho: Ishte i zhgënjyer pas ndeshjes, por kam folur me të. Duhet të shijojmë ndeshjen

schedule17:22 - 15 Nëntor, 2025

schedule 17:22 - 15 Nëntor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka komentuar në konferencën për shtyp situatën e krijuar pas ndeshjes me Andorrën, ku sulmuesi Armando Broja shpërtheu në lot pas zëvendësimit.

Ai theksoi se ka folur me lojtarin, ndërsa shtoi se gjithçka është e tejkaluar tashmë.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj Andorrës, një ekip që nuk është e lehtë të mposhtet. Kam folur me lojtarët, me gjithë grupin dhe veçanërisht me Brojën. E kemi zgjidhur bashkë. Ai ishte i zhgënjyer pas ndeshjes,” u shpreh trajneri i kuqezinjve.

Tekniku brazilian shtoi se ekipi duhet të jetë i fokusuar te sfida e radhës.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por duhet ta shijojmë atë që kemi përpara,” tha Sylvinho.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!