TIRANË- Gazetari Skënder Minxhozi, i pranishëm në “Real Story” e cilësoi qesharake deklaratën e Sali Berishës, i cili pas vendimit tha se do të këshillohet me avokatët, duke tentuar të kalojë në hije veprimet e institucioneve të drejtësisë dhe Parlamentin.
“Që Berisha të thotë që pas SPAK, GJKKO dhe pas parlamentit, na qenka edhe një instancë tjetër që qenka këshillimi me avokatët, kjo është qesharake për personin ne vetvete, i cili e njeh shumë mirë procedurën. Vendimi i drejtësisë është i apelueshëm”, tha ai.
Ai theksoi se kur flet drejtësia, individ duhet ta zbatojë dhe në rast se pretendon në paligjshmëri, duhet ta rrëzojë me procedurë.
“Një njeri që hetohet dhe që nuk merret nën akuzë, përse duhet të tendoset i gjithë shteti dhe politika se pse këtu ka një hetim? Berluskoni kishte 200 hetime dhe padi, sot Donald Trump ka 92 akuza dhe vazhdon. Kur flet drejtësia ti duhet ta zbatosh dhe e rrezon me procedurë”, tha ai./n.m. abcnews.al