Çështja Benalla, mocion mosbesimi për qeverinë e Macron

schedule14:03 - 25 Korrik, 2018

schedule 14:03 - 25 Korrik, 2018

Republikanët francezë kërkojnë një mocion mosbesimi për presidentin Emmanuel Macron pas skandalit ku u përfshi truproja i tij personal. Kreu i Eizesë ndërkohë shënon një rekord negativ të paprecedentë popullariteti.

Cxështja e Alexandre Benalla i ka kushtuar presidentit francez Makron një mocion mosbesimi. Pas episodit të dhunës me protagonist truprojën dhe bashkëpunëtorin e presidentit, republikanët kërkojnë përgjegjësin. Kjo është hera e parë që ndodh që nga krijimi i qeverisë së drejtuar nga En Marsh. Sipas kreut të grupit parlamentar republikan Kristian Xhakob, ekzekutivi ka dështuar.

Emmanuel Macron ka folur për ngjarjen me deputetët e shumicës duke thënë se ajo që ndodhi në 1 Maj ishte një tradhti dhe nëse kërkohet një përgjegjës ai është vetë kreu i Elizesë. Por gjithsesi është e vështirë që mocioni i mosbesimit të arrijë në parlamentin francez, ndërsa objektivi kryesor është krijimi i një fronti të përbashkët kundër Macron. Por lideri i së majtës “La France”, Zhan Luk Melenshon u shpreh se ishte gati për ta votuar nëse mocioni do të hidhej në votim.

Edhe kreu i grupit parlamentar së mazhorancës Eduard Filip reagoi duke thënë se çështja e truprojës është individuale dhe jo një çështje shtetërore. Sipas tij bëhet fjalë për një krizë mediatike, parlamentare dhe politike që ka një çmim për imazhin e të gjithëve. Që nga Shtatori i 2017-s, popullariteti i Emmanuel Macron shënon një rekord negative. Sipas një sondazhi të përgatitur nga Ipsos, mbështetja për presidentin francez ka zbritur deri në 32 për qind. Të dhënat tregojnë se 60 për qind e të intervistuarve janë kundër liderit të En Marsh, një rekord negativ i paprecedentë ky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!