Unioni himarjot ka paralajmëruar një protestë në Athinë për arrestimin e Fredi Belerit pak ditë më parë. Gazetarja Linda Karadaku raporton nga Athina se Unioni do të mblidhet para ambasadës shqiptare atje për të kërkuar lirimin e tij. Gazetarja theksoi se protesta pritet të nisë në orën 18:00 të pasdites.
Dje, GJKKO e la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Gjithashtu në burg, nën akuzën e shitblerjes së votave, u la edhe bashkëpunëtori i Belerit Pandeli Kokaveshi. Beleri u arrestua pak ditë para para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.
Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij. Kryeministri Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë./abcnews.al