Çështja “Beleri”/ Karamuço zbulon takimin e fshehtë në Janinë: Qëllimi ishte një sulm i koordinuar ndaj SPAK, bisedë mes…

schedule22:17 - 18 Prill, 2024

schedule 22:17 - 18 Prill, 2024

Eksperti i kriminalistikës, duke folur për Fredi Belerin dhe për mundësinë e hetimeve të tjera në lidhje me të, foli për një takim mes disa politikanëve shqiptarë dhe grekë në Janinë. Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, eksperti i kriminalistikës tha se qëllimi ishte një sulm ndaj SPAK.

“Ka dy gjëra që kanë ndodhur. E para, është një takim sekret në Janinë. E dyta, është një sponsorizim me dritëhije për një lajm që godiste SPAK, në një farë mënyrë kolegët e Dumanit në lidhje me Belerin. Nuk janë përpara një trysnie të thjeshtë.

Janë të orkestruara mirë këto sulme por ai është shumë i imunizuar nga këto. Është në takim për të koordinuar një sulm midis disa politikanëve shqiptarë me ato grekë kundër SPAK. Janë takuar jo me fotografi zyrtare”, u shpreh Karamuço për emisionin “360 gradë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!