Historiani Arben Llalla në një intervistë në emisionin “360 gradë”, në ABC News foli për çështjen e Fredi Belerit.
Ai u shpreh se i gjithë qëllimi ka qenë për të tërhequr vëmendjen që Himara të quhet si një pjesë e pakicës kombëtare greke.
Pjesë nga biseda në studio:
Historiani Arben Llalla: Qëllimi ka qenë që të tërhiqet vëmendja që Himara të quhet si një pjesë e pakicës kombëtare greke. Beleri që në ’92 ka rënë në kontakt me sigurimin grek në Konic atje ku janë dhe shumë shqiptarë myslimanë që sot janë ortodoks dhe sot drejtojnë kishën. Mitsotakis e vendosi Fredi Beleri për të tërhequr votat e tre partive të djathta ekstremiste. Pra më shumë se 3 mijë vota Beleri nuk ka për të marrë. Thjesht është konsumuar si puna e rastit të Kacifës.
Anduena Llabani: Unë kam thënë që Prokuroria Shqiptare ka nisur një hetim për tre personazhe që janë të lidhur me Fredi Belerin. Është një denoncim që është bërë nga Policia e Shtetit dhe baza që është mbështetur ka të bëjë me thirrje terroriste që ka të bëjë me shtetasit grek. Personazhe për të cilët ka kërkesë dhe procedim në Prokurorinë e Gjirokastrës që nuk ka nisur ende hetimi.
Ervin Karamuço: Zoti Beleri ka ndryshuar edhe strukturën dhe organikën e policisë së shtetit. Ky personazh dhe të tjerë si ky ishin subjekt edhe të policisë edhe të shërbimit sekret. Është e konfirmuar që ky person është ndjekur për qëllime qoftë të akteve terroriste qoftë për cënim të elementë të sigurisë kombëtare. Është ndjekur 15 vjet dhe është mbajtur në mbikëqyrje. Janë shumë persona që sa mbushin moshën madhore dhe deri sa dalin në pension mbahet në survejim për ato lloj elementësh që i interesojnë shtetit. Është koncept inteligjent dhe jo koncept për ta futur në burg. Interceptimi ka qenë i rastësishëm dhe kjo ka dalë si dhuratë gjatë rrugës. Këto janë në kufijtë e sekretit shtetëror.
/abcnews.al/